fbpx

Pasi u fotografuan bashkë, Kendall Jenner rikthehet me ish të dashurin

Pak ditë më parë mediet e huaja shkruan për një rikthim të mundshëm mes Kendall Jenner dhe ish të dashurit të saj, basketbollistit Ben Simmons. Ata u fotografuan teksa po kalonin kohë së bashku në New York.

Menjëherë nisën të qarkullonin lajme ku thuhej se ata janë rikthyer sërish bashkë dhe mesa duket këto aludime kanë rezultuar të vërteta.

Burime të afërta pranë tyre kanë treguar për “People” se Kendall dhe Ben kanë vendosur t’i japin njëri-tjetrit një mundësi të dytë, meqenëse realisht duhen.

Kohët më të mira ata i kanë kaluar gjithmonë bashkë. Tani për tani janë rikthyer dhe gjithçka po shkon shumë mirë”, ka treguar burimi.

Gjithashtu burimi shton, se nëse ata nuk heqin dorë nga disa gjëra që kanë të bëjnë me karrierën, mund të ndodhë që të ndahen sërish.

Modelja i dha fund marrëdhënies me Ben në muajin maj dhe që nga ajo kohë është përfolur shpesh për lidhje të reja dashurie.