Pasi u zbulua kënga, Mozzik dhe Tayna ndërmarrin veprimin e papritur

Ditën e sotme në internet u hodh bashkëpunimin i parë muzikor i dy artistëve Tayna dhe Mozzik.

Projekti ishte planifikuar të publikohej më 28 janar, megjithatë dikush u tregua më i shkathët dhe ua publikoi këngën pa i pyetur.

Nga aq sa dëgjuam, kënga e tyre duket se do të kthehet në hit dhe teksti i saj mësohet shumë shpejt.

Por, pasi kënga u zbulua, Tayna dhe Mozzik kanë vendosur të ndryshojnë datën e publikimit.

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli ka zbuluar për “Prive.al” se kënga do të publikohet nesër në orën 12.