Pasi Voltana Ademi bëri ‘paqe’ me Edi Ramën, Edi Paloka ka dy fjalë për të thënë

edi-paloka.jpg

Pasi Voltana Ademi gjeti gjuhën e përbashkët me Edi Ramën, në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kryetarët e Bashkive, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Edi Paloka.

Ai thotë se ata kryetarë bashkish apo degësh, që nuk kanë guxim të shkojnë në foltoren e Sali Berishës, por shkojnë në takimet e Ramës apo Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo tjetër, përveçse demokratëve.

“Cdo demokrat, antare i thjeshte apo i zgjedhur, ka te drejte te vendose vete ne se merr pjese apo jo ne takimet e Berishes. Po kryetare partie apo kryetar bashkie, te zgjedhur me votat e demokrateve, qe nuk shkojne ne Foltoret e Berishes e pastaj i sheh ne rresht te pare ne takimet e Rames dhe Taulant Balles, mund te perfaqesojne kedo, po jo demokratet!”, shkruan Paloka në reagimin e tij.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303