Pasojat e pandemisë, detyrojnë Loredanën të shtrenjtojë çmimet e biletave të turit

loredana.jpg

Pasojat e pandemisë globale të Covid-19, kanë pasur pasoja të frikshme në humbjen e madhe të të ardhurave për artistët kudo në botë.

Edhe artistët shqiptarë janë prekur mjaftueshëm nga ‘kriza e koronavirusit’.

Loredana, këngëtarja nga Kosova duket se është detyruar të gjej një zgjidhje.

Artistja ka treguar se disa prej biletave për turin janë shtrenjtuar shkaku i impaktit të pandemisë por edhe rimbursimi është i mundur për këdo që dëshiron të bëj një gjë të tillë.

‘Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit.

E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor’ – shprehet  Loredana në postimin e saj në instagram.

https://www.instagram.com/p/CAx2_W9qGjF/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303