fbpx

Pasojat e tërmetit, Basha takim në Durrës, ja çfarë thonë pronarët e bizneseve

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë turit të tij të inspektimit në zonat e prekura, është ndalur sot në Durrës ku ka takuar pronarët e bizneseve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bizneset në bisedën e tyre me liderin demokrat kanë ngritur shqëtësimin se pasojat e tërmetit nuk kanë prekur vetëm godinat, por edhe aktivitetin e tyre ekonomik.

Ata shprehen se banesat e punëtorëve janë të dëmtuara dhe si rrjedhojë ata nuk janë në punë, duke shkaktuar mungesën e fuqisë punëtore.

‘Kemi dëmtime në godina, por dëmi më i madh është që na është stopuar aktiviteti ekonomik. Nuk kemi fuqi punëtore sepse banesat e tyre janë dëmtuar dhe ata nuk vijnë në punë’, thonë njëzëri pronarët.