Pasojat e tërmetit/ Meta: Të gjithë duhet të mbështesim prokurorinë

Presidenti Ilir Meta deklaroi  sot në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka se pas tërmetit të gjithë duhet të mbështesin prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë personat që lejuan ndërtimin e godinave të papranueshme.

“E rëndësishme për shtetin dhe për institucionet është që në çdo moment të jenë të gatshëm për të minimizuar pasojat. Duhet përmirësuar mekanizmi i përballimit të kësaj emergjence. Të gjithë duhet të mbështesim prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për lejimin e atyre ndërtime të papranueshme”,- tha kreu i shtetit.