fbpx

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit/ Prokuroria ‘kopsit’ hetimet, dërgon për gjykim 7 të pandehur

meti.jpg

Prokuroria e Tiranës ka ‘kopsitur hetimet’ për tërmetin fatal të dy viteve më parë. 7 persona janë marrë të pandehur, që akuzohen si përgjegjës për pasojat që kanë ndodhur në kryeqytet. Të pandehur janë marrë për shpërdorim detyre ish drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij. Pasi sipas prokurorisë nga hetimet dy vjeçare ka rezultuar se kanë miratuar lejë ndërtimi në mungesë dokumentacioni.

Të pandehur janë marrë edhe dy ish kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë pasi, nga hetimet organi i akuzës ka konstatuar se ata nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve dhe për këtë arsye nuk kanë konstatuar mangësi. Gjithashtu prokuroria bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuara nga lëkundjes e 26 nëntorit 2019.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303