fbpx

Pasojat në shëndet nëse punoni jashtë orarit, e sidomos në fundjavë

working-on-weekend.jpg

Nëse vazhdimisht jeni duke punuar jashtë orarit dhe më shumë sesa rekomandohet, le t’ju rikujtojmë sa e rëndësishme është të gjeni një zgjidhje për të pushuar më shumë.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se femrat që punojnë për shumë orë janë më të rrezikuara nga depresioni – më shumë sesa meshkujt që punojnë në të njëjtin orar. Gjithashtu, hulumtimet thonë se edhe puna në fundjavë mund të shkaktojë probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

Kjo pasi që pakënaqësia me punën mund të kontribuojë në ndjenja depresive.

Analiza e të dhënave me 22,000 punëtorë ka zbuluar se femrat që kishin punuar me orar të gjatë (më shumë sesa 55 orë në javë), kanë qenë 7.3% më të prira të kenë simptoma depresive sesa femrat që punojnë 35-40 orë në javë.

Shkencëtarët gjithashtu kanë theksuar se puna gjatë fundjavës lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit te të dy gjinitë, por femrat që punojnë në fundjavë kanë 4.6% shanse të jenë më depresive, ndërkaq meshkujt 3.4%.

Ata kanë theksuar se lidhja mes punës në fundjavë dhe depresionit mund të jetë për shkak se ata që punojnë gjatë fundjavës gjithashtu kanë tendenca të bëjnë punë që paguhen më pak, ku depresioni është më prezent./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303