fbpx

Pasojat tragjike të tërmetit, reagon urgjent BE

be.jpg

Bashkimi Europian reagon urgjent për ngjarjen tragjike që u shënua në vendin tonë, ku tërmeti la pas pasoja të tmershme.

BE përmes Federica Mogherinit, zëvendëspresidente e BE në largim si edhe komisionerit të BE, Christos Stylianides shpreh tronditjen për tërmetin shkatërrues që ka shkaktuar viktima në Shqipëri. “Shprehim ngushëllimin e thellë për njerëzit dhe auoritetet e shtetit. BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është gati të ofrojë ndihmën e saj.

 

Mekanizmi europian për mbrojtjen e civilëve dhe Qendra Koordinuese për Rastet e Emergjencave të BE ( ERÇ) kanë ofruar ndihmë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303