“Pastor, je shumë i bukur”, biznesmeni gay e ‘mbyt’ me komplimente, ja si i përgjigjet Akil Pano

Screenshot_2-7.png

Teksa Papa Francesku deklaroi se edhe homoseksualët janë fëmijë të Zotit. Kaq mjaftoi, ku nisën diskutimet në panelet shqiptar, ku së fundmi në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”, Akil Pano dhe ish-atletistja Klodiana Shala, ndërsa në një lidhje me Skype do jetë sipërmarrësi Elton Ilirjani dhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave LGBTI.

Gjatë diskutimit, ka pasur disa përplasje në mendime mes pastorit dhe biznesmenit homoseksual.

Jo vetëm kaq, por Eltoni e ka komplimentuar pastorin duke thënë se miqtë e tij mendojnë se ai është i bukur.

Biseda:

Elton Ilirjani: Unë e kam shumë qejf pastori, madje shumë miq të mi këtu në New York thonë sa pastor i bukur, e vlerësojnë shumë amerikanët se është i mirë. Madje edhe disa shoqe të mia shqiptare të kanë shumë qejf pastor. Ne jemi krijesa shumë të bukura të Zotit.

Akil Pano: Edhe unë ju dua shumë prandaj ju këshilloj për mirë!

Akil Pano: Si të të drejtohem zoti apo zonja Ilirjani?

Elton Ilirjani: Zoti sepse unë jam mashkull. Çështë kjo martesa treshe që po flet? Kështu bëni ju dhe na godisni ne. Ju thoni që ne jemi njerëz që shkojmë me shumë persona, nuk është e vërtetë. Ne nuk shkojmë në marrëdhënie treshe. Ke shqiptarë aty që bëjnë gjëra shumë perverse dhe e ha unë, Xheni dhe shumë të tjerë.

Akil Pano: Zoti Ilirjan unë thashë që në momentin që legalizohet martesa brenda të njëjtës gjini, hiqet steka e moralit që do të thotë se mund të kemi 3 individë, mund të kemi 2 burra dhe një grua ose 2 gra dhe një burrë që duam të hymë në një martesë.

Xheni Karaj: Mos keqinformo publikun

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303