Patozi flet për vjedhje votash në tavolinë

Sipas Koordinatorit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, në zgjedhjet e 30 qershorit forca e tij politike u vodh në tavolinë.

Patozi tha për ABC News  se nuk ka besim te KQZ dhe KZAZ pasi janë përfaqësues të mazhorancës.

‘Na u morën edhe votat në tavolinë edhe pse kërkuam prani në komisione që të kishim ‘sy’ dhe ‘vesh’ në këto zgjedhje.

Ne respektojmë BD dhe ata që na votuan në kushte shumë ekstreme, ku njëra palë po bënte të pamundurën për të marrë vota duke çuar madje edhe qenë e mace, duke u fokusuar te pjesëmarrja.

Ndërsa pala tjetër shkoi të fotografonte dhe të tregonte, ja unë të pash, ti votove kundër nesh”, tha ndër të tjera Patozi.