fbpx

Patozi i bën propozimin e papritur Ramës dhe Bashës

Patozi.jpg

Astrit Patozi nga Bindja Demokratike ka folur sot për ‘Top Talk’ në lidhje me krizën politike në vend.

Gjatë fjalës së tij, ai i bën një propozim Ramës dhe Bashës, të cilët i fton të heqin dorë nga ky sistem zgjedhor që mbajnë në fuqi.

Patoz bën me dije se ky sistem desh na çoi për pak në luftë civile.

Patozi paralajmëron një fund të tmerrshëm për ta, nëse zgjedhin të dy bashkë, si njëri apo tjetri të mbajnë këtë sistem zgjedhor në fuqi.

Më tej, ai propozoi se duhet të përfshihet në ligj detyrimi për të votuar.

Kjo sipas tij do të rriste angazhimin politik të shqiptarëve, pasi ky sistem që kemi ka dekurajuar popullsinë të shkojë në zgjedhje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303