fbpx

Patozi rrëfen takimin e tij të fundit me Sali Berishën

Patozi-Berisha-600x360.jpg

Me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën thotë se nuk ka folur prej kohësh.

Madje Astrit Patozi thotë se as nuk ka pyetur asnjë nga ata për partinë e re, Bindja Demokratike.

“Nuk kam kontaktuar me zotin Basha, as me zotin Berisha. Nuk kam patur arsye, as ata nuk kanë patur arsye për të biseduar. Raportet e mia kanë qenë zyrtare ndoshta dhe miqësore. Me aq sa mund të kesh mundësi me zotin Basha”, tha zoti Patozi në Opinion.

Edhe pas listave të 2017 ai tha se nuk ka folur me zotin Basha, ndërsa ka treguar takimin me Berishën pas humbjes së atij viti.

“Unë zotin Berisha e kam takuar vetëm njëherë, kur ndodhi humbja drastike e 2017. Kemi diskutuar për rrugëdaljet, kemi folur gjatë për atë çështje. Për shumicën e ngjarjeve kemi qenë në të njëjtën linjë”, tha ai.

Blendi Fevziu: A është një lloj hakmarrje? A është thikë pas shpine?

Astrit Patozi: Jo, nuk mund të jetë. Kam keqardhje për shtëpinë time të dikurshme politike që është katandisur në atë nivel. Unë kam humbur çdo lloj interesi për atë parti. Zoti e ndihmoftë. Unë nuk jam si ata, por i respektoj ata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303