16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Patronazhistët e PS, OSBE-ODIHR: Shqetësim i madh

spot_img

OSBE-ODIHR dënojnë rrjedhjen e informacioneve të qytetarëve, referuar databaze-s së PS-së për patronazhistët. Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se rrjedhja e informacioneve personale është një shqetësim shumë i madh.

“Rrjedhja e informacioneve personave nga databaza për qytetarët shqiptarë është një shqetësim i madh sepse kjo është një çështje e thyerjes së privatësisë konfidencialitetit të votuesve.

Autoritetet shqiptare do të bëjnë hetime dhe të japin vlerësim ligjor lidhur me këtë cështje. Autoritetet shqiptare të kujdesen për këtë cështje”.

Ndërkohë që Aleksander Pociej, shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës deklaroi se informacioni si do të votojnë qytetarët e vendos demokracinë në rrezik.

“Qytetarët duhet të jenë të sigurt. Pse është vota e fshehtë? Sepse duhet të mbetet e fshehtë dhe cdo rrjedhje informacioni që tregon si do të votoj unë e vendos në kërcënim qytetarin dhe kjo është kërcënim për demokracinë dhe një votim normal.

Në fakt nuk e dimë si ka ndodhur kjo dhe kush fshihet, nuk po bëjmë akuza, jo vetëm për shqiptarët, por për cdo vend tjetër, në këtë mënyrë demokracia mund të vendoset në rrezik, kjo vlen për të gjitha vendet” tha ai.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat