13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Pavarësia e Tajvanit, Kina ‘tregon forcën’

spot_img

Kina është e vendosur të mobilizojë ushtrinë nëse SHBA do të vijojë me përpjekjet e saj për të mbështetur ndarjen e Tajvanit nga Kina.

Ministri Kinez i Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria e Kinës do të ndërmarrë veprime “me çdo kusht” për të ndalur përpjekjet për të ndarë ishullin e vetëshpallur të Tajvanit nga Kina, të cilin Pekini e pretendon si të vetin.

Pekini u zemërua nga sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara mbi ushtrinë e tij.

Të hënën, SHBA dërgoi dy anije luftarake përmes ngushticës së Tajvanit në operacionin e dytë të këtij viti dhe më të fundit në një seri veprimesh të ndërmarra nga Shtëpia e Bardhë në mbështetje të Tajvanit demokratik.

“Çështja e Tajvanit lidhet me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe prek interesat thelbësore të Kinës”, tha ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe.

“Për këtë çështje, është jashtëzakonisht e rrezikshme të sfidosh në mënyrë të përsëritur interesat e Kinës. Nëse dikush përpiqet të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria e Kinës do të ndërmarrë veprimet e nevojshme me çdo kusht.”-stresoi Fenghe.

Kina ende e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të saj, pavarësisht se të dy vendet kanë qeveritë e tyre që nga përfundimi i një lufte civile në vitin 1949.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, me monedhën e tij, sistemin politikë dhe gjyqësorë, por kurrë nuk ka shpallur pavarësinë formale nga Kina.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat