Pavarësisht se u betua për mandatin e gjashtë, bjellorusët nuk ndalen para protestave kundër Lukashenkos

bjellorusi-1-1.jpg

Në Bjellorusi vazhdojnë protestat kundër Alyaksandr Lukashenko, i cili pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale, të mbajtura më shumë se një muaj më parë.

Gratë u mblodhën në qendër të kryeqytetit bjellorus, Minsk më 26 shtator, duke mbajtur në duar lule dhe marshuan përmes rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Protesta janë raportuar se po mbahen edhe në qytete të tjera të Bjellorusisë.

Protestat vijnë pasi Lukashenko më 23 shtator mbajti një inaugurim sekret në Minsk.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se nuk do ta njohin Lukashenkan, i cili mori pushtetin më 1994, si lider legjitim i Bjellorusisë.

Svyatlana Tsikhanouskaya, që tashmë gjendet në Lituani, u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për zgjedhje të lira, që më pas do të rezultonin në një inaugurim të ligjshëm.

Tsikhanouskaya ka qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit dhe ka thënë se ajo ka fituar 60 deri në 70 për qind të votave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303