fbpx

PD akuzoi Ramës se udhëtoi me charter për fundjavë në Francë, reagimi i fortë i Kryeministrisë

Pasi PD dhe forca të tjera opozitare akuzuan se Kryeministri rama ka udhëtuar për në Francë këtë fundjavë dhe ka shkuar me charter, ka reaguar edhe Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan Fuga, në një postim në Facebook.

Kujtojmë se më herët Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka denoncuar një udhëtim privat të Ramës drejt Francës, udhëtim i cili i ka kushtuar buxhetit të shtetit 100 mijë Euro. Edhe PDIU reagoi ashpër në lidhje me këtë zhvillim.