PD: Anulojmë Check Up-in, do u kthejmë paratë shqiptarëve

Partia Demokratike ka njoftuar sot se do të anulojë koncesionin e Check up-it pasi sipas saj është një koncesion i dështuar dhe korruptiv.

Ishte deputetja e PD, Orjola Pampuri, e cila doli në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera tha se që prej 31 janarit, Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë Check up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë.

“Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për konçesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e konçesionit 120 milionë eurosh. Pavarësisht manipulimit të të dhënave vetëm 27 përqind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët. Për shkak të këtij koncesioni korruptiv dhe disa të tjerëve, sot shëndetësia sot është më keq. Partia Demokratike është e vendosur të anullojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!” – tha Pampuri.

Lër një koment