20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

PD boksohet mes vetit në Shkodër

spot_img

Përplasje të ashpra, deri edhe në konflikte fizike kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve në degët e PD-së në Shkodër.

Burime nga dega e kësaj force politike në këtë qark thanë se në Shkodër ka filluar procesi i zgjedhjeve, por duket se situata ka dalë totalisht jashtë kontrollit.

Mësohet se, në njërin krah kandidojnë njerëzit e Voltana Ademit, kryetarja e Bashkisë, e cila kërkon të rikandidojë vitin e ardhshëm, dhe nga krahu tjetër kreu i degës Ramiz Çobaj kërkon të rikonfirmohet.

Mësohet se ish-boksieri, njëherazi trajneri i ekipit të Vllaznisë në Boks, Zef Gjoni është një nga personazhet që ka shkuar dhe është përplasur edhe fizikisht me disa nga grupseksionet e qytetit të Shkodrës, duke bllokuar zgjedhjet.

Më konkretisht ai është përplasur me njerëzit e kryetarit aktual të PD-së në Shkodër.

Konfliktet po krijojnë një situatë të tensionuar dhe mjaft problematike në procesin zgjedhor të kësaj dege.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat