fbpx

PD: Dako, peshku i madh

gjunkshi-720x450.jpg

Partia Demokratike, me anë të deputetit Xhemal Gjunkshi, vijoi akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Dako duhet të ndëshkohet me burg. Dosja 339 dëshmon lidhjet e tij me bandën e Avdylajve. Edi Rama po bllokon hetimet,” tha deputeti.

Gjunkshi shtoi se denoncimi i PD-së u provua të jetë i vërtetë dhe se Dako është peshku i madh i dosjes 339.
“Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339! Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave. Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët. Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës”, tha Gjunkshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *