PD del menjëherë pas vendimit të Metës për Ahmetajn: Kjo është provë që…

Numri 2 i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e ministrit për Rindërtim.

Për Palokën emërimin i Ahmetaj, është treguesi më i qartë se ky kryeministër kërkon ta vjedhë popullin edhe në kulmin e fatkeqësisë.

Kryeministri Edi Rama i propozoi sot Presidentit Meta, dekretimin e Arben Ahmetajt si ministër i Shtetit për Rindërtimin, Ministri e cila shtohet pas situatës së krijuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Presidenca konfirmoi vullnetin për të dekretuar z.Ahmetaj në këtë post.