fbpx

PD e Prrenjasit zbulon sa delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Selia-e-PD-770x434.jpg

Partia Demokratike e Prrenjasit ka bërë sot publik emrat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Sipas përfaqësuesit të demokratëve të Prrenjasit, Arjanit Leka, Kuvendit të 11 dhjetorit do ti bashkohen edhe delegatë që nuk kanë firmosur.

Sipas tij, dega e PD-së së Prrenjasit ka 62 delegatë dhe 37 prej tyre kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“60 për qind e delegatëve të Prrenjasit do ti bashkohen 11 Dhjetorit”, tha ai, duke lexuar edhe emrat e firmëtarëve.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303