fbpx

“PD”, Hajdari: Garë muskujsh mes pronarëve, Berisha reagoi për interesin personal

DB97F59E-6372-4AAA-BE21-DFD394713323.jpeg

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në një lidhje me Skype për “Zona Zero” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po jeton tani, Hajdari tha se gjithçka që po ndodh tani në PD është një garë pronarësh për interesa personale. Sipas ish-deputetes, Sali Berisha reagoi vetëm pasi iu cënua interesi personal.

“Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së. Ajo që ndodh në PD, e kemi parë dhe tejparë. Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së. Unë kam qenë kritike nga Lulzim Bashës. Vendimi i tij për t’u larguar nga parlamenti ishte një vendim antiamerikan. Asnjë nuk iu përgjigj thirrjeve të ndërkombëtarëve, që ishin kundër kësaj lëvizje. As ish-kryetari, Sali Berisha nuk i kritikoi këto vendime që sollen pasoja të rënda për PD. PD humbi bazën, humbi pushtet. Ne po vuajmë pasojat e vendimeve të Bashës. Sali Berisha e ka patur PD-në si pronë dhe kërkon që ta rimarrë. Berisha ka marrë vendime po aq autokratike. Berisha foli vetëm tani në fund, pasi gjatë kësaj kohe nuk e ka ngritur zërin për moszbatim statuti apo lidhur me vendime të tjera të Lulzim Bashës. Sali Berisha duhet t’i kishte ngritur shumë më parë këto çështje. Ai po reagon tani, vetëm pasi iu cënua interesi personal. Berisha ka bërë të njëjtat gabime që ka bërë Basha. Nuk mendoj se Berisha mund të fitojë përtej strukturave të PD-së. Në fund të fundit në presim ndërrimin e pushtetit, por kjo nuk po ndodh,”- tha Hajdari ndër të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303