fbpx

PD i përgjigjet me shpejtësi Veliajt: Jeni të frikësuar, s’na e mbyllni dot gojën

Erion-veliaj-compressor-1-2.jpg

Partia Demokratike i është përgjigjur së fundmi kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi akuzoi për shpifje Grida Dumën dhe theksoi se do e padisë në gjykatë

Reagimi i PD:

PD i përgjigjet Veliajt: Rama e buratini i tij të frikësuar, nuk do të mbyllim gojën për të vërtetën.

Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar.

Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.

As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303