fbpx

PD i përgjigjet Metës: Nuk e fshehu aleancën me Berishën për të shkatërruar PD

Screenshot_5-5.jpg

Vjen një reagim nga Partia Demokratike, pas deklaratave të presidentit Ilir Meta. Selia blu pohon se qëndrimi i Metës sot nuk e fsheh aleancën me Sali Berishën.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303