fbpx

PD jep deklaratën e menjëhershme: Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha

lajm-i-fundit-3-3-7.jpg

Partia Demokratike ka dhënë pak më parë një deklaratë për media ku shpreh keqardhjen se Sali Berisha ka përfunduar si Edi Rama më 21 Janar.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!

Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.

Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303