fbpx

PD: Ka një mundësi ku të bëhet çdo shtesë përtej 5 qershorit

auto_gaz_bardhi1594910925.jpg

Edhe një herë tjetër Partia Demokratike ka denoncuar veprimet e njëanshme të kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e Kushtetutës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se edhe një pjesë tjetër shumë të rëndësishme, gatishmërinë e opozitës për t’u ulur sërish në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar çdo çështje që nuk është e përfshirë në Marrëveshjen e 5 Qershorit.

‘Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.’- theksohet në deklaratën e sotme të z. Bardhi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303