PD në zgjedhjet e 30 qershorit? Duma: Çdo gjë është e mundur

Grida-Duma.jpg

PD dhe LSI ende nuk kanë kthyer një përgjigje lidhur me pjesëmarrjen e dy partive në zgjedhjet lokale që zhvillohen më 30 qershor.

Opozita ka vijuar me protesta, ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Ndërkohë, në një prononcim, ish deputetja e PD Grida Duma ka folur në lidhje me hyrjen e PD-së në zgjedhjet lokale, ku ka theksuar se çdo gjë është e mundur.

‘Çdo gjë është e mundur. Ajo që ne duam të pamundësojmë është vajtja në zgjedhje pa garanci të mbrojtjes së votës së lirë. Duhet ndryshuar në themel situata aktuale në mënyrë që vota të mbrohet, në funksion të këtij qëllimi, cilado formulë që jep rezultat duhet të jetë e dëshirueshme’, theksoi Duma./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303