fbpx

‘PD nuk është moçal’, Ristani flet për të rikthyerit

Arben_Ristani6janar.jpg

PD mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve Kuvendin për zgjedhjen e 265 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, sekretari pranë PD, Arben Ristani ka thënë se Kuvendi duhej mbledhur pavarësisht zërave se nuk duhet të mbahej tani.

“Ne patëm një Kuvend me dy etapa, ne u mblodhëm në Kuvend në prill të këtij viti dhe më pas në zgjedhjet e brendshme për të bërë zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Rëndësi ka që Kuvendi u konceptua me dy faza dhe vendimmarrja ka qenë e përcaktuar. Nuk ka pasur debate, përveç caktimit të datës. Ndoshta dhe datën mund ta kishim bërë me vendim kryesie. Ishte një Kuvend që duhej mbajtur. Patëm një proces zgjedhor, ku statuti që miratuam pati disa risi. PD është me një strukturë të plotë sa i përket degëve. PD bazën e ka në statut dhe çdo veprimtari konfort statutit nuk krijon përçarje, por ka vetëm debate. Mandati është 4 vjeçar dhe pasi përfundon mandati bëhen zgjedhjet”- tha Ristani.

I pyetur nëse e sheh PD më të fortë me zgjedhjen e lidershipit të ri, Ristani tha se partia është gati për sfidat. Në lidhje me figurat e larguara dhe të rikthyera sërish në PD, Ristani tha se PD është lumë që rrjedh dhe jo moçal.

“Pas zgjedhjes së kryesisë së re nuk mund të them se e shoh më të fortë PD, por mendoj se duhet përmbyllur kjo hierarki. Partia është gati për sfidat. Partinë e bën më të fortë, shpirti, ideologjia. PD nuk është moçal, por lumë. Si gjithë lumenjtë që herë janë dhe të rrëmbyeshëm, por rëndësi ka që lëviz dhe nuk është pellg”- tha Ristani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *