PD nuk lëshon bashkitë, gjykata jep urdhrin e prerë

basha-rama-780x405.jpg

Kryebashkiakët e djathtë prej kohësh kanë deklaruara se në mos njohje të zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre të Bashkive në qytetet e vendit.

Megjithatë ditën e sotme gjykatat e rretheve kanë dhënë mandatet për 9 kryebashkiakët e rinj të ardhur nga radhët e Partisë Socialiste dhe si produkt i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërkaq sipas informacioneve bëhet e ditur se kryebashkiakët të cilët kanë marrë mandatin janë:

Kryebashkiakun e Elbasanit, Andis Sallan

1-kryebashkiakun e Kolonjës, Aktori i njohur Erjon Isai,

2-kryebashkikaun e Kukësit, Safet Gjicin,

3-kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro,

4-kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiu,

5-kryabashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj,

6-kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana,

7-kryebashkiakun e Patosit, Rajmonda Balilaj,

8-kryebashkiakun e Pustecit, Pali Kolefski

Ndërkaq bëjmë me dije se Partia Demokratike dhe kryebashkiakët e saj në bashkitë nëpër rrethe kanë qenë të prerë në çdo dalje publike ku janë shprehur se zyrat nuk do të lirohen e aq me tepër për këta kandidat të ardhur nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303