PD ‘nuk po gjen qetësi’, Floriana Garo del me shpejtësi para mediave dhe bën deklaratën e papritur

garo-1.jpg

Zëdhënësja e PD për fushatën elektorale Floriana Garo ka dalë pak më parë në një deklaratë nga selia blu ku thekson se numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

“Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve”, deklaroi ajo.

“Ne jemi absolutisht të sigurt se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht”, shtoi ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303