PD paditi Lleshajn, ja mesazhi i Braçes për Berishën e Bashën

Erion-Brace-gjate-seances-parlamentare.-ATSH-Foto-Agim-Dobi-4-696x464.jpg

Partia Demokratike vendosi sot të padisë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj pasi sipas tyre policia është kapur me prova e fakte duke shpërdoruar detyrën. “Policia e Shteti hodhi  gaz helmues ndaj protestuesve  edhe pse ata po protestonin paqësisht”, argumenton PD.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Zëvendëskryeministrit, Erion Braçe. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Braçe shprehet se po qe puna që janë përdorur mjete të helmimit masiv gjatë protestës, atëherë Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e tij.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj, i kam unë!”, shkruan Braçe. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303