PD plas videon denoncuese për maskat e skaduara, doktori: S’kam për ta vënë

264f4f5058d27c9e7ca6647c2bcab73c_L.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje maskat që përdoren nga stafi mjekësor, ku si fillim akuzuan qeverinë se janë të skaduara.

Sërish Bardhi, ka reaguar për këtë çështje, duke publikuar një video së bashku me një doktor.

Ata shihet në zyrën e një mjeku, duke hequr pullat false mbi datën e skadencës së maskave mbrojtëse.

Postimi i plotë

I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!

Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303