fbpx

PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha, e shkuara që duan të mbajnë peng Shqipërinë

tre-1.png

Partia Demokratike ka publikuar një video ku shfaqet Lulzim Basha teksa shprehet se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama janë e shkruara, dhe iu intereson që Shqipëria të qëndrojë në vendnumëro.

“Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës dhe PD. Ata janë e shkuara ndaj duan ta mbajnë peng Shqipërinë.

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve.

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË”, shkruhet në faqen e PD.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303