PD reagon ashpër për lirimin e Suel Çelës

suel-celaaa.jpg

I ashpër ka qenë reagimi i sotëm i Partisë Demokratike ne lidhje me vendimin e Gjykatës së Kri.me.ve të Rënda që shpallën të pafajshëm Suel Çelën, i cili akuzohej për kundërshtim dhe go.ditje të punonjësit të policisë në hyrje të tregut në Elbasan.

Në një deklaratë zyrtare, PD-ja e quan Çelën shërbëtor të pushtetit të Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës,  provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.

Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!

Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.

Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.

Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët.

Çela u la sot i lire nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi e shpalli atë të pafajshëm për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë në hyrje të tregut në Elbasan. Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi, i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Po ashtu gjykata dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303