13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

PD refuzon Vettingun në Polici: Është farsë, Xhafaj kontakte me të dënuar

spot_img

Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaron se opozita nuk do të dërgojë asnjë anëtar në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici, duke e cilësuar si një farsë.

“Problematikat e renda qe po kalon sot Policia e Shtetit nuk zgjidhen me vetting fasade ndaj punonjësve te thjeshte te Policisë, por me vetting ndaj drejtuesve politik te Ministrisë se Brendshme, qe jane autoret e kriminalizimit te segmenteve te caktuara te Policise se Shtetit. Per kete qellim, ne kohen e miratimit te ligjit kemi propozuar qe vettingu ne rradhet e Policise se Shtetit te filloje nga drejtuesit politik, duke nisur me Ministrin e Brendshem. Kjo kerkese e jona nuk u pranua, duke provuar ne kete menyre farsen e ketij procesi”, thuhet në letrën zyrtare që Spaho i dërgon në emër të PD, kreut të Kuvendit.

Për Grupin Parlamentar të PD, shkruan më tej Spaho, është e papranueshme që sipas ligjit një punonjës i thjeshtë i Policisë së Shtetit, konsiderohet si i papërshtatshem me detyrën për shkak se një kushëri i tij është i dënuar me parë, ndërkohë që drejtuesi politik, ministri i Brendshëm, konsiderohet i pershtatshëm dhe vijon detyrën: “Edhe pse ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar, sepse me se paku ka patur dhe ka kontakte me vëllain e tij të dënuar dhe ne burg për trafik ndërkombetar droge dhe pjesëmarrje ne organizate kriminale”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat