PD Shkodër kundër Topallit: Asnjë fjalë për Valdrinin, sulmon Bashën

Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas deklaratave të Jozefina Topallit, cila tha se mandatin Valdrin Pjetrit ia dha  Lulzim Basha.

Në një deklaratë, PD e Shkodrës thotë se Jozefina Topalli shfaqet sa herë Rama është në pozitë të vështirë.

Rastësi apo shërbim ndaj Rames, thotë PD- këtë e gjykojnë vetë qytetaret e Shkodres dhe te Shqipërisë!

Reagimi i plotë e PD në Shkodër

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Cudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.