fbpx

“PD s’ka shanse”/ Veliaj thotë se Rama po përgatitet për mandatin e tretë

Kryeministri Rama po përgatitet për të marrë mandatin e tretë për drejtimin e vendit. Kjo është deklarata e bërë pak minuta më parë nga kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në emisionin RepolitiX, Veliaj u shpreh se PD sipas tij s’ka shanc të vijë në pushtet pasi ëhstë një parti që vetëm saboton.

“Nuk ka asnjë shans që një parti që vetëm saboton që të vijë në pushtet. Mos i bjerë në qafë robit të mirë që punon, lerë të qetë. Një pakicë që bërtet shumë, por nuk ka asnjë impakt.  Edi Rama po përgatitet për një mandat të tretë. Për dikë që nuk zgjohet nga gjumi dhe e ka kthyer partinë në një gjobëvënie, kërcëno një kontraktor, ai shkon e zgjidh me kunatin, në mëngjes thotë oligarkë pastaj shkon i merr dy vila dhe nuk i përmend më emrin. Rri tërë ditën me njerëzit e pasur të këtij vendi dhe i shan. Këtej thotë u thotë oligarkë, këtej thotë do të sulmoj qendrat tregtare. Demokratët këtë e dinë, më vjen keq që kanë mbetur në dorën e një gjumashi”, tha kryebashkiaku Veliaj.