PD zgjedh emrin e koalicionit, regjistrohet nesër në KQZ

WhatsApp-Image-2021-02-01-at-5.15.30-PM.jpeg.jpg

Në selinë blu janë orët e fundit të negociatave me aleatët. Një ditë para se Lulzim Basha të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është zbuluar dhe emri i koalicionit opozitar.

Mësohet se opozita do të kandidojë përballë PS së Edi Ramës, me koalicionin “Shqipëria Fiton”. Mësohet se aleatët do të shkojnë nesër në selinë e Partisë Demokratike për të firmosur.

Ndërkohë që ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare me Fatmir Mediun, mësohet se me këtë të fundit do të diskutohet vetëm çështja e përfaqësimit, sesa kandidatë do të ketë në listën e PD.

Nesër është afati i fundit për Lulzim Bashën që të dorëzojë në KQZ, listën e koalicionit opozitar dhe emrin, që tashmë është zgjedhur.

Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303