PDIU apel SPAK-ut: Heto abuzimet, qeveria mblidhet për jahtet e inceneratorët

1524056739_shpetimidrizipdiu.jpg

PDIU ka bërë një deklaratë ditën e sotme, ku ka thirrje të mëdha ndaj SPAK-ut. PDIU kërkon që të hetohen abuzimet e qeverisë në këtë kohë pandemie në një kohë kur 1 milionë shqiptarë janë papunë dhe presin pagën e luftës.

STATUSI I PDIU

Ndërkohë që ekonomia dhe 1 milionë shqiptarë që sot nuk punojnë, po presin pagën e luftës.

Ndërkohë që jemi vendi me mbështetjen më të ulët financiare në Rajon për ekonominë dhe në raport me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi;

Ndërkohë që shqiptarëve u flitet për luftë, arkivole e pirgje me kufoma dhe njerëzit dhe ekonomia vetëizolohen;

Ndërkohë që mbështetja për shëndetësinë dhe mbështetja financiare për sipërmarrjen duhet te ishin preokupimi i mbledhjeve te qeverisë;

Qeveria në mbledhjet e saj merret me heqjen e Tvsh-së për Jahtet.

Pagesa deri në 5 milionë euro për Incineratorin e Tiranës.

Qeveria gjen kohën dhe momentin ti japë “Kastrati Grup” me koncension: Portin e Porto Romanos.

Ftojmë prokurorinë dhe Spak të dalë nga vetëizolimi dhe të hetojë Pandeminë e abuzimeve.

Edi Rama: Laj duart!

scroll to top