fbpx

PE miraton 13 miliardë euro për mbrojtjen e BE

nato.jpg

Parlamenti Europian  ka aprovuar me 337 vota pro, 178 kundër dhe 109 abstenime akordimin e 13 miliardë euro për Fondin e ri të Mbrojtjes në buxhetin e 2020.

“Fondi Europian i Mbrojtjes synon të zhbllokojë potencialin e industrisë së mbrojtjes të shteteve anëtare duke mbështetur në një bashkëpunim më të gjerë ndërmjet kompanive në këtë sektor”, shpjegoi deputeti i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve në Parlamentin Europian, Zdzislaw Krasnodebski, sipas të cilit bashkëpunimi midis vendeve të BE “do të stimulojë inovacionin në Europë dhe forcimin e ekonomisë së kontinentit”.

Teksti i miratuar në seancën plenare propozon 4,1 miliardë euro për financimin e projekteve inovative.

Pothuajse nëntë miliardë euro do të plotësojë investimet e shteteve anëtare në sektorin e mbrojtjes, bashkëfinancimin e kostove të zhvillimit, testet e fizibilitetit dhe certifikimet

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *