13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

PE miraton deklaratën e Stabilizim-Asociimit. Balla: Keqardhje për opozitën

spot_img

Parlamentit Europian miratoi Deklaratën Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Taulant Balla falenderoi Parlamentin Europian dhe shprehu keqardhje për sjelljen e opozitës në mbledhje, ku Genc Pollo kërkoi që komisioni të mos drejtohet nga Balla, i cili, sipas tij, është i padenjë të jetë bashkëkryetar i delegacionit shqiptar.

“Faleminderit Parlamentit Europian, grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali: Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.
Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam”, shkroi Balla në Facebook.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat