fbpx

PE voton rezolutën për progresin e Shqipërisë

PE.png

Eurodeputetët e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë miratuan disa rezoluta këtë të martë, përmes të cilave mbajtën shënime mbi progresin e bërë dhe detyrat që duhet të plotësohen në vijim për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal i Zi, në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Europian.

Sa i përket Shqipërisë, në rezolutën e miratuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenime, europarlamentarët mirëpritën progresin e shpejtë të vendit tonë në lidhje me reformat e lidhura me integrimin europian, si dhe hapat e mëtejshëm të ndërmarra për të forcuar pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Por, eurodeputetët e këtij komisioni mbeten të shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsionit, ritmi i ngadalshëm në vazhdimësi dhe moseficenca në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, rezoluta miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në qershor të vitit 2019, me kushtin që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *