Pedagogët e Shkencave Sociale mbështesin studentët

auto_fakulteti-shkencat-sociale-1545308691.jpg

50 pedagogë të Shkencave Sociale kanë firmosur një peticion, ku i kërkojnë qeverisë shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë. Ata kanë më shumë se dy javë që bojkotojnë auditorët së bashku me studentët e FSHS.

Për të suportuar studentët, ata kanë dërguar një dokument rektoratit, ku theksojnë se publikisht mbështesin protestën e studentëve. Pedagogët e FSHS gjithashtu theksojnë nevojën për rihapjen e një diskutimi gjithëpërfshirës për modelin e universitetit publik në Shqipëri.

Kujtojmë që ditën e djeshme Fakulteti i Shkencave Sociale mbajti një takim me studentët, në lidhje me problematikat që hasin në procesin mësimor./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303