Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Kozeta Noti ka humbur jetën së fundmi nga koronavirusi. Lajmi i hidhur u bë me dije nga kolegia e të ndjerës, Majlinda Keta.
Kjo e fundit ka prekur me fjalët për pedagogen që vdiq nga virusi i rrezikshëm.
Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid 19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik.
Postimi i Majlinda Ketës:
Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut te jetes tende….. na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinen e punes ne grup me ty, na e shemtove grupin e festaxhinjve ne fakultet….. duke ikur prej nesh, pasi te mori me vete ky virus flame.
A e mendove se cfare do te na shkatoje ne te gjithe kur ike? Ti ishe e bindur sa te doja dhe sa te donin te gjithe ne FShS pa harruar studentet e tu. Ti e mira qe dhe dje pasdite me keshilloje qe te vleresoja cdo detaj te prekjes nga kovidi qe te mos vija aty tek ty…. ferri qe nuk di si nuk u mund nga miresia jote.
Kozi jone, Kozi im kush nuk u interesua per shendetin tend keto dite nga koleget e tu…. po nuk fituam. Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof. Irenes nga komuniteti i profesoratit te Universitetit te Tiranes. Kozi na i meke fjalet se na mbyti loti dhe dhimbja. U prehsh e qete unikja ne miresine mes nesh, Prof. Kozeta Noti!