Pedagogu në klasën bosh: Pamja më e bukur prej 27 vitesh!

salla-bosh-fakultet.jpg

Studentët nuk kanë qenë të vetëm në protestën e tyre masive për t’i kërkuar qeverisë të kthejë sytë nga ta dhe të ulë tarifat vjetore për vitet akademike. Pedagogët i kanë përshëndetur veprimet e tyre për të bojkotuar orët mësimore dhe për tu bashkuar të gjithë bashkë kundër Ministrisë së Arsimit.

Një ndër ta është profesori i Historisë, Romeo Hanxhari, i cili flet për emocionet  e veçanta që ka përjetuar teks ai ka parë të gjithë studentët në oborr, jashtë sallës së leksioneve, që tashmë janë boshatisur jo vetëm nga studentë të Universitetit të Tiranës, por edhe në rrethe.

Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falënderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshëm qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetësh kur kam filluar pedagog. U thashë atyre qe “unë s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju përsëris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurinë jap edhe jetën, por për lirinë jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zëvendësoni çdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurrë fjalën LIRI”, – shprehet profesori.

Fitorja e parë u shënua, pasi ministria e Arsimit u tërhoq nga një tarifë e vendosur ndaj provimeve të përsëritura të studentëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303