fbpx

Pedagogu publikon 3 implikimet urgjente: Kjo është videoja që Erion Veliajn e çon me një këmbë në qeli

1566832682_erionveliaj.jpg

Pedagogu i njohur, njëherësh aktivisti Erion Goci ka publikuar në rrjetin social Facebook një deklaratë të kryebashkiakut Erion Veliaj i cili më 15 shtator të 2019 garantonte se uji i klorifuar në Tiranë është i pijshëm, në një kohë që Gjykata Administrative ka vendosur që nuk ka asnjë rekuizite institucionale për ta quajtur të tillë.

Sipas Gocit, 3 janë implikimet urgjente:  Kryebashkiaku të shkojnë në Prokurori; T’i merret nga administrimi i Bashkisë uji i pijshëm për t’ia dhënë në administrim Emergjencave Civile; ngritja e një Komiteti për të reformuar Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Statusi i Gocit:

 

Kjo eshte videoja qe Erion Veliajn, me detyre zyrtare Kryetar i Bashkise Tirane, e çon me nje kembe ne qeli. Me date 15 Shtator 2019 ai ka garantuar me gojen e vet qe uji i klorifikuar ne Tirane, eshte i pijshem, nderkohe qe Gjykata Administrative ka vendosur qe nuk ka asnje rekuizite institucionale per ta quajtur te tille..

Tre jane implikimet urgjente :

Kryetari i Bashkise, bashke me administratoret me te larte te UKT, shkojne me urgjence ne Prokurori

Keshilli i Ministrave me nje vendim te posaçem, apo me ndonje Akt Normativ, ia merr nga administrimi Bashkise ujin e pijshem, per t’ia dhene perkohesisht ne administrim Emergjencave Civile.

Ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve, futen ne nje audit te rrepte dhe ngrihet nje komitet i posaçem per ta reformuar totalisht..

Çdo para qe paguani per ujin ne keto kushte eshte thjesht vjedhje, nese refuzoni ta paguani mund te merrni gjoba dhe t’ju nderpritet, po duhet te dini qe nese e çoni ne Gjykate, nuk ka Gjykates ne rruzull mos t’ju jape te drejte per refuzimin qe keni bere..

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303