fbpx

Pë*dhunimi i 13-vjeçares prej 2 vitesh nga ‘njerku’, avokati Duraj: I dyshuari kreu një sërë veprash penale, minimalisht dënohet deri në 20 vite burg

rudaj.jpg

“Shqipëria Live” ka trajtuar sot sërish çështjen e përdhunimit të 13-vjeçares nga bashkëshorti i mamasë. Në emision është transmetuar intervista e zhvilluar me mamanë e vajzës e cila prej 2 vitesh ka rënë pre e përdhunimit. Mamaja ka rrëfyer se si e ka marrë vesh ngjarjen e rëndë dhe se prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti i saj. Po ashtu, ajo ka rrëfyer se ka akuzuar vëllanë e saj në komisariat për t’i dalë në mbrojtje bashkëshortit dhe prej asaj dite familja nuk e ka takuar, pasi vëllai kreu 2 vite burg.

Në një lidhje live me emisionin ka qenë dhe avokati Alban Duraj, i cili ka deklaruar se minimalisht abuzuesi në bazë të ligjit dënohet deri në 20 vite burg.

“Këtu ka një sërë veprash penale që ka kryer i dyshuar, duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, masa e dënimit përthithet nga dënimi më i lartë për dhunë seksuale ndaj të miturve në kujdestari. I dyshuari dënohet minimalisht në 20 vite burg”, ka thënë avokati Duraj.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303