fbpx

“Pedofilët në Shqipëri të kastrohen”. Hazizaj: Kjo është alternativë e mirë për të shmangur…

Kreu i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, ka deklaruar se do të kërkohet që  çdo pedofil të ketë mundësinë nga gjykata që t’i rekomandohet kastrimi kimik.

“Ne kërkojmë që çdo pedofil të ketë mundësinë nga gjykata që t’i rekomandohet kastrimi kimik. Është e vërtetuar shkencërisht që të gjithë ata që me dëshirën e tyre bëjnë kastrim, i ulet dëshira seksuale me 90%. Pra, të gjithë ata grabitqarë seksualë që nuk kontrollojnë dot epshet seksuale, mund të kastrohen. Kjo është alternativë e mirë për të shmangur burgime të gjata”, tha ai.