Peleshi nga Vlora “ia lë topin” Dritan Lelit: Ua fikëm zjarret, tani hajdeni këtu rrini e ruani 24 orë

ne.png

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një prononcim për mediat ka treguar se aktualisht Parku i Llogarasë është shpëtuar nga flakët dhe se nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Megjithëse ai shtoi se ky nuk shihet si një triumf, pasi ditë të tjera të nxehta na presin në vijim.

Më tej Peleshi, tregoi se aktualisht ndodhen 9 vatra zjarri aktive, ndërsa shtoi se më problematikja janë ato të Kukësit.

Gjithashtu, ministri i bëri thirrje drejtpërdrejt kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Lelit që të marrë situatën nën kontroll pasi sipas ligjit shuarja e zjarreve është në administrim të pushtetit vendor.

“Meqënëse jemi te pushteti vendor, unë dua të them që këtë zonë ja kthejmë pushtetit vendor, Bashkisë. E ftoj Bashkinë Vlorë që të marrë përsipër administrimin dhe vëzhgimin e vatrave të zjarrit dhe të qëndrojnë këtu natë e ditë për monitorimin e situatës, pasi ne kemi punë të tjera. Ne jemi mbështetje kur pushtetit vendor i kanë shteruar të gjitha burimet e veta. Kur del flaka në majë të malit apo në mes të parkut ne nuk fshihemi, secilin në kohën e vet të bëjë detyrën e vet që flakët mos shkojnë në majë të malit dhe pastaj ti bien në telefon Ministrisë të Mbrojtjes “Hajde na sillni helikopter”. Bashkia e Vlorës të vijë këtu edhe të ruaje më të gjitha mjetet dhe trupat e veta, edhe nëse ndizet një vatër zjarri ta shuajnë atë. Pra, të ngrihet Bashkia në lartësinë e duhur”, tha Peleshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303